
Shqip - 15
02 INSTALIMI
HAPI 3
Rregullimi i këmbëve të nivelimit
Kur instaloni makinën tuaj larëse, sigurohuni se spina e korrentit, furnizimi me ujë dhe
shkarkimi i ujit janë të disponueshëm lehtësisht.
1. Shtyjeni makinën larëse në pozicion.
2. Niveloni makinën tuaj
larëse duke rrotulluar
këmbët e nivelimit jashtë
ose brenda siç është e
nevojshme me dorë.
3. Kur makina juaj larëse është e niveluar, shtrëngoni dadot
duke përdorur çelësin e dhënë me makinën tuaj larëse.
HAPI 4
Lidhja e ujit dhe shkarkimit
Lidhja e tubit të furnizimit me ujë
1. Merrni kiavetën në formë L për tubin e furnizimit
me ujë të ftohtë dhe lidheni atë me vendin e
hyrjes së ujit të ftohte në pjesën e prapme të
makinës. Shtrëngojeni me dorë.
Tubi i furnizimit me ujë duhet të lidhet me
makinën larëse në njërin skaj dhe me rubinetin
e ujit në skajin tjetër. Mos e tërhiqni tubin e
furnizimit me ujë. Nëse tubi është shumë i
shkurtër, zëvendësojeni më një tub më të gjatë,
me presion të lartë.
2. Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë
të ftohtë me rubinetin e ujit të ftohtë të çezmës
tuaj dhe shtrëngojeni atë me dorë. Nëse është e
nevojshme, mund të rivendosni tubin e furnizimit
me ujë në skajin e makinës larëse duke liruar
kiavetën, duke e rrotulluar tubin dhe duke
shtrënguar përsëri kiavetën.
Për modele të caktuar me një hyrje shtesë të ujit të nxehtë:
1. Merrni kiavetën e kuqe në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ngrohtë dhe lidheni atë me
vendin e hyrjes të ujit të ngrohte në pjesën e prapme të makinës. Shtrëngojeni me dorë.
2. Lidhni skajin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ngrohtë me rubinetin e ujit të ngrohtë të
çezmës tuaj dhe shtrëngojeni atë me dorë.
3. Përdorni një kiavetë Y nëse dëshironi të përdorni vetëm ujë të ftohtë.
Opsioni
ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec4:15ARNO_DC68-03165H-09_SQ.indd Sec4:15 2015-10-21 6:18:112015-10-21 6:18:11
Comentarios a estos manuales